Apeli i prof. Tritan Kalos:
Ju lutemi na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja!
Në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu ka përcjellë mesazhin e sotëm të prof. Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë
“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”