Thellohet tragjedia e aksidentit te ndodhur mbremjen e të mërkurës në mbrëmje në Fushë Krujë.
Numri i viktimave nga aksidenti i rëndë në kryqezimin e Borizanit ka shkuar në katër.
Tre persona që udhëtonin në makinën tip Audi gjeten vdekjen në vend, ndërsa I katërti vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë.
Të 4 personat udhëtonin në këtë makinë kur janë përplasur me një trajler me targa të Kosovës rreth orës 20 e 30 në autostradën në autostradën Fushë Krujë-Laç.
Identiteti i viktimave ende nuk është bërë I ditur por mësohet vetëm se ata të afërm me njeri tjetrin dhe banonin në fshatin Larushk.
Raportimi i meparshem:
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Borizanës në Fushë-Krujës.
Deri tani sipas burimeve thuhet se kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person.
I plagosuri po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Nuk ka ende informacion të plotë mbi dinamikën se si ka ndodhur ky aksident.
NJOFTIMI I POLICISE:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.