Mediat italiane: Nuk ka më vende bosh në varreza, zgjidhje djegia e trupave!

Bergamo po behet simboli i tragjedisë së shkaktuar nga Coronavirusi në Itali.

Numri i të vdekurve është shumë i madh dhe sipas mediave italiane në varreza nuk ka vende, ndaj është gjetur si zgjidhje djegia e trupave.

Pamjet tregojnë automjetet e ushtrisë që transportojnë 60 arkivole në krematoriumet në Modena, Acqui Terme, Domodossola, Parma, Piacenza dhe disa qytete të tjera.

Të mërkurën, sipas të dhënave zyrtare, 93 persona vdiqën, por sipas kryetarit të komunës së Bergamos, Giorgio Gori, shumë njerëz vdesin me simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, para se të jenë testuar.

Agjencitë e varrimit nuk janë më në gjendje të menaxhonin shërbimin; disa janë të mbyllura sepse punonjësit janë të sëmurë.

Krematoriumi i qytetit, i cili funksionon 24 orë në ditë për një javë, nuk është më në gjendje të përballojë urgjencën.

Kështu në mbrëmjen e së mërkurës, automjetet e ushtrisë i dërguan arkivolet në krematoriume në rajone të tjera të disponueshme për t’i pranuar ato. Këto qytete janë falenderuar nga kryetari i Bergamos, i cili i shkroi një letër secilit prej kolegëve të tij. Hiri i trupave do të kthehet në Bergamo dhe do të dërgohet në vendet e origjinës së të ndjerit.

Loading...