‘Psikopatja jote’, Fifi tregon pse ia vendosën këtë titull këngës

“Psikopatja jote” ka arritur që brenda pak ditësh të arrijë mbi 2 milionë klikime në Youtube. Dy artistët e njohur shqiptarë Fifi dhe Mc Kresha janë bërë bashkë për të konkurruar në edicionin e 20 të “Kënga Magjike”. Mirëpo, edhe pse teksti është shumë i ndjerë, sërish ka patur shumë komente për titullin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Mirage” Fifi dhe Mc Kresha kanë zbuluar detaje rreth këtij bashkëpunimi, ku treguan se ai që i bëri bashkë në projekt ishte Ardit Gjebrea. Gjithashtu Fifi dhe Mc Kresha e kanë sqaruar një herë e mirë pse ia kanë vendosur këtë titull këngës së tyre.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar se ku po shkon”- tregoi këngëtarja.
(BalkanWeb)

Loading...