Horror! ‘Duan të më vrasin’, i riu tenton të hidhet nga kati i tretë, por… (Video)

Sikur të mos mjaftonte koronavirusi dhe frika që ka sjellë tek qytetarët, banorët e Durrësit janë përballur me skena horror sot teksa një i ri ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se i riu është varur plotësisht jashtë dritares por dikush e mban nga brenda vetëm në këmbë. Të bërtitura, thirrje e më pas vijnë në ndihmë të tjerë njerëz që e tërheqin deri sa në fund e fusin brenda.

Dëshmitarët thanë për “BalkanWeb” se i riu thoshte se shikonte njerëz që donin ta vrisnin.

“Bravo policia e Durrësit erdhi shpejt dhe e shpëtoi këtë çunin që donte me vra veten! Nuk e di çfarë probleme kishte! Por thoshte që shihte njerëz që donin me e vra!”, tha një qytetar. Nuk dihet ende nëse i riu kishte probleme psikologjike, ndërsa ai është marrë në dorëzim nga policia e cila e ka shoqëruar me ambulancë.Ballkanweb

Loading...