Spanja mbetet e goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.
Sipas ‘El Mundo’, në vend ka më shumë se 760 viktima, të cilët janë rritur me 30% në 24 orë, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 17,000.
Zonat më të prekura – shpjegon gazeta – janë Madridi, me mbi 6 mijë raste dhe mbi 490 vdekje si dhe Katalonja, me më shumë se 2700 infeksione dhe 55 vdekje.
Një hotel në Madrid është shndërruar në spital ku do të trajtohen raste më pak të rënda të koronavirusit që nuk kërkojnë shtrimin domosdoshmërisht në spital.Në Madrid një viktimë çdo 16 minuta.
Sipas ‘El Pais’, në spitalet e Madridit ka një viktimë çdo 16 minuta.Ndërkohë, Spanja gjithashtu ka bërë kërkesë për mbështetje nga ana e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për materiale mbrojtëse shëndetësore.
Lajmi u konfirmua nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!