Gjirokastër, rezulton negative mostra e marrë nga 37-vjeçari i dyshuar me koronavirus

Gjirokastra vijon të mos ketë deri më tani asnjë rast të konfirmuar me Covid-19.

ISHP ka nxjerr negative mostrën e marrë nga 37-vjeçari, i cili një ditë më parë u raportua si i dyshuar me koronavirus.

Mësohet se ai ishte kthyer nga Tirana në Gjirokastër pranë familjes, por kishte shfaqur shenja të ngjashme me koronavirusin, si kollë e thatë dhe dhimbje koke.

Deri me tani ne Gjirokaster burimet flasin për karantinimin e rreth 70 personave të ardhur nga jashtë kufijve.

Loading...