Rrezikohen bluzat e bardha në Itali, shkon në 13 numri i mjekëve që humbën jetën nga koronavirusi

Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ata që janë në vijën e parë të frontit, më të rrezikuarit janë mjekët.

Ndërkohë që rritet bilanci i të vdekurve në Itali duke shkuar në 3405, edhe numri i mjekëve që janë humbur jetën rritet.

Mediat fqinje thonë se 3 mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 13 humbjen e jetëve në radhët e bluzave të bardha.

Loading...