Një studim i fundit britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës, pasi mëngjesi jo vetëm “trajnon” shqisat tona dhe dëshirën për ushqim më të shëndetshëm por edhe ul nepsin për ushqime të gatshme gjatë ditës.
Studimi eksperimentoi nëpërmjet skanimit të trurit të një grupi të rinjsh që nuk kishte marrë mëngjes dhe një grupi tjetër të ushqyer me mëngjes të bollshëm.
Grupi i të rinjve që nuk kish ngrënë mëngjes dëshironte gjatë ditës ushqime të yndyrshme dhe kalorike.
Anashkalimi i mëngjesit ngacmonte qendra të trurit të cilat aktivizonin nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme.
Të rinjtë që konsumuan mëngjes të ekuilibruar kishin një regjim shumë të shëndetshëm në lidhje me ushqimin gjatë ditës në vijim.
Natyrisht pjesëmarrësit në grupin pa mëngjes ishin më të uritur dhe i shihnin me atraktive ushqimet kalorike dhe të yndyrshme.
Pasi mbaruan skanerin, atyre iu ofrua dreka dhe treguan se konsumonin me shumë sasi ushqimi nga grupi tjetër.