Rama qytetarëve: Ushtria dhe policia zbresin sot në terren për të…

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ushtria dhe policia janë angazhuar sot për të siguruar që njerëzit të ruajnë distancën në pikat e shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike, si një ndër masat kryesore të parandalimit të koronavirusit.

Kreu i qeverisë iu bën thirrje qytetarëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje.

Mesazhi i poltë i Ramës:

🔴 POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

🔴 JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE🙏

🔴 BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!

Loading...