Një burrë festoi përvjetorin e 67-të të dasmës së tij jashtë shtëpisë së pleqëve ku ndodhej gruaja e tij, e izoluar për shkak të koronavirusit
Bob dhe Nancy Shellard kanë festuar gjithmonë bashkë përvjetorin e martesës, për këtë arsye ai u sigurua që t’i tregojë gruas së tij se e do ende edhe pse nuk është me të fizikisht.
Bob, 90 vjeç, nuk mund ta vizitojë Nancy, 88 vjeç, në shtëpinë e saj të pleqve në Stafford Springs, Connecticut, për shkak të pandemisë koronavirus, kështu që ai qëndroi përballë dritares së saj me shumë balona në dorë dhe një mbishkrim:
“Unë të kam dashur 67 vjet dhe vazhdoj ende bëj,” shkruhet në pankarten që bob mban në dorë. “Gezuar pervjetorin.”
Laura Mikolajczak, vajza e çiftit, tha se familja e saj zbuloi të hënën e kaluar se ata nuk do të mund të vizitonin Nancy për 30 ditë.
Ndalimi u vendos në një përpjekje për të mbrojtur shtëpitë e pleqve nga shpërthimi i vazhdueshëm i koronavirusit.
Para ndalimit, Bob vizitonte gruan e tij çdo ditë që kur ajo ishte pranuar në dhjetor 2019 pasi Alzheimer-i i saj përparoi shumë.
Mikolajczak tha që babai i saj, i cili kishte punuar në arte grafike, kaloi shumë kohë për të përgatitur pankartën për t’u siguruar që gruaja e tij do të ishte në gjendje ta lexonte atë nga dritarja e saj e katit të dytë.
“Oh, ishte shumë bukur,” tha Mikolajczak. “Nëna ime po tundej, duke na dërguar puthje. Infermierja hapi dritaren dhe po na përkthente ato që thoshte. Ajo po thoshte se ndihej si një mbretëreshë dhe dëshironte të mund të ishte atje poshtë me ne. Ajo po thoshte: “Unë të dua ty” ”
Mikolajczak tha se prindërit e saj e kanë dashur njëri-tjetrin pa kushte, që kur janë takuar pë herë të parë në dyqanin e fotografive ku Nancy punonte shumë dekada më pare.