Petro Koci: Jemi në gjendje lufte. Por një lufte e çuditshme, ku çdo qytetar i botës duhet të luftojë

Petro Koci

Që ky është një virus i rrezikshëm e kanë kuptuar gjithë institucionet shëndetësore të botës me në krye OBSH dhe po ashtu çdo qeveri e përgjegjshme në glob.
Është pandemi, epidemi botërore. Përndryshe jemi në gjendje lufte. Por një lufte e çuditshme, ku çdo qytetar i botës duhet të luftojë, duke u vetizoluar përballë shanseve të infektimit me COVID-19. Pra, kërkohet vetëishullim.

Kërkohet që llogorja e luftës të jetë shtëpia e gjithsecilit.
Këtë na mësojnë gjeneralët e mjekësisë, të cilëve duhet t’u bindemi. Janë ata komanda e kësaj lufte në të cilën edhe ushtritë me uniformë zbatojnë udhëzimet e mantelbardheve.
Shqipëria ka reaguar me shpejtësi dhe inteligjence për të frenuar fort përhapjen e virusit.
Kur them Shqipëria kam parasysh jo vetëm qeverinë dhe Kryeministrin e palodhur Rama, por gjithë institucionet dhe çdo qytetar të Republikës.
Fatkeqësisht disa nuk e kanë kryer detyrimin ndaj gjendjes së jashtëzakonshme.

Ka shtetas që megjithëse të ardhur nga zona të kuqe të infeksionit kanë kontaktuar njerëz pa u vetekarantinuar fillimisht, bile duke mos rrëfyer as para mjekëve udhëtimin jashtë shtetit dhe si pasojë kanë shpërndarë virusin jo vetëm te të afërm , por edhe te ekipet mjekësore. Papërgjegjshmëri e rëndë dhe e dënueshme.

Loading...