I indinjuar për vendimin e kryeministrit Edi Rama që u ul rrogën deputetëve dhe ministrave, Lefter Maliqi shprehet se nuk është gjë tjetër veçse shoë që nuk sjell asnjë ngryshim.
Djall, piktor dështak, aktori sharlatan, njeriu i 1001 mëkateve janë disa nga etiketimet që Maliqi përdor për kreun e qeverisë, teksa përsërit shifrat e sjella nga opozita, se brenda dy javëve Rama ka dhënë 50 mln euro për oligarkët e tij. Janë këto lekë, sipas Maliqit, që duhet të përdoren në këto situata të jashtëzakonshme, por përgjysmimi i pagës, thekson ai se nuk shërben për asgjë.
“Piktor dështak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt. Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve, njeriu i 1001 mëkateve thotë do përgjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave, shoë mediatik, hiqja të gjithë rrogën vetëm shqiptaret të jenë mirë. Po me këtë përgjysmin nuk nxjerr asgjë në shesh dhe s’ke çfarë të ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig, anulo 120 milion euro te koncesioneve, se taksat e shqiptareve janë dhe përdori për këtë fatkeqësi, boll manipulove me fjalët, boll u qave, boll i mashtrove, nënshtrove, varfërove e përbuzë shqiptaret. Vetëm këto dy javë ke bërë disa tendera në shumën 50 milion euro o i babëzitur.
Ti s’pyet as për parlament as për qeverin as për institucionet as për popull, të ka mbyt deliri. Ka ardh koha që populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat, drejtoret e përgjithshëm dhe oligarkët, janë para të pista, para korrupsioni, janë djersa, mundi i shqiptarëve. Boll dole në televizor se je bere i padurueshëm i neveritshëm. Je fatkeqësia më e madhe për Shqiptareët.
Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverinë me ty në krye si uzurpator,jo legjitim, dhe vendi të kaloj ne zgjedhje të parakohshme se po i vret çdo ditë me panik shqiptarët. Sot është dita jote për gjoba ndalime, pezullime, burg, varfëri, frike e panik ndaj popullit tënd, ti je fatkeqësia e këtij vendi”, shkruan Maliqi.