Gjendet i mbytur 44-vjeçari në Skrapar, dyshimet e para

Një 44-vjeçar është gjetur sot i mbytur në anë të lumit Guahak në Skrapar. Ai është gjetur mëngjesin e sotëm nga policia.

Sipas dyshimeve paraprake mendohet se 44-vjeçari është vetëmbytur.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur,” njofton policia.

Nga verefikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur.

Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

BalkanWeb

Loading...