Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për shkelje gjatë ditëve të fundit, kur Shqipëria është shndërruar në një karantinë.
Ahmetajt i është komunikuar urdhri i pezullimit nga titullarët e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama
Në vend të Erion Ahmetaj është komanduar Taulant Gjoka, i cili ka mbajtur deri më tani detyrën e Komandantit të Trafikut të Tiranës.
Gjithashtu, mësohet se është larguar nga detyra edhe Shefi i Policisë Rrugore të Durrësit, Pal Marku.
Erion Ahmetaj u emërua në krye të Policisë së kryeqytetit në Maj 2017.
Loading...