Dibranët i binden të gjithë orarit, asnjë qytetar jashtë/ Të parët deri tani

Më në fund edhe në Dibër ka një ndërgjegjësim të qytetarëve për të mos lëvizur në rrugët e qytetit gjatë orarit të ndaluar.

Bulevardi “Elez Isufi” i cili përdoret nga qytetarët e Peshkopisë ishte totalisht i boshatisur pas orës 18:00.

Të gjitha rrugët monitorohen nga forcat e rendit të cilat gjatë ditëve të fundit kanë gjobitur disa këmbësor që janë konstatuar të lëvizin pa arsye apo në oraret e ndaluara.

Megjithëse në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut rastet me Covid-19 u shfaqën para se në vendin tonë, dibranët e Shqipërisë e neglizhuan ndonëse kanë komunikim të vazhdueshëm me Dibrën e Madhe.

Vetëm masat ekstreme të marra nga autoritetet tona ditët e fundit i kanë mbyllur qytetarët në shtëpi.

Loading...