Me drogë të lidhur në trup, nervozizmi tradhton punonjësin shqiptar

Një punonjës shqiptar në linjën e tragetit Durrës -Bari është arrestuar në Itali pasi u kap me drogë.

Mediat italiane raportojnë se ai kishte fshehur ne trup gjysmë kg marijuanë. 25 vjecari shqiptar u kap teksa tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.

Në momentin që policia financiare do të bënte procedurat e zakonshme, shfaqi shenja nervozizmi dhe po shmangte radhën.

Policia i beri kontroll dhe i zbuloi ne trup të lidhur me një fashë elastike sasinë e drogës, që e fshihte pas xhupit

BalkanWeb

Loading...