Qytetarët i janë bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi për shkak të masave drastike që janë marrë për të parandaluar koronavirusin.
Tirana duket si rrallë herë, rrugët janë të gjitha bosh, të gjithë njerëzit janë mbyllur brenda.
Ndërgjegjësimi, gjobat, por edhe fakti që qeveria i paralajmëroi se policia dhe ushtria do të ndërhyjnë ka bërë që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me dron nga Tirana. “Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve nën dritën e diellit” shkruan ai.
Loading...