Kjo është erëza që lufton,diabetin,artritin,kancerin dhe jo vetëm…

Cfare eshte Turmeriku?
Behet fjale per nje erze Indiane shume te perdorur ne kontinentin e Azise, me ngjyre tipike te verdhe dhe arome unike. Bima e turmerikut eshte ne te njejtin lloj me ate xhinxherit dhe perben menyren me te shendetshme per te shtuar arome dhe ngjyre ne pjata.

Nder shekuj eshte perdorur ne mjeksine popullore te vendeve ku rritet, kryesisht per te qetesuar probleme te tretjes, semundje te melcise, depresionin dhe per te luftuar krimbat. Jo cdo preparat qe perdoret ne sherimin popullor mund te merret per baze, por per sa i perket turmerikut, nuk kane munguar edhe studimet shkencore per ta verifikuar rolin e tij ne aspekte te ndryshme shendetsore.

6 perfitimet nga perdorimi i turmerikut, te vertetuara shkencerisht
Turmeriku mund te qetesoje refluksin e esofagut: Kjo vjen si pasoje e efektit anti-inflamator qe kjo erze ka.
Nje perberes i rendesishem te turmeriku parandalon infarktin: ky perberes quhet kurkume dhe eshte evidentuar i dobishem ne nje studim te vitit 2012, ku jane verejtur paciente te operuar ne zemer per by -pass. Rezultati i perdorimit te kurkumes tregoi ulje te rrezikut te infarktit pas operacionit me 63%. Atributet i shkojne forces se konsiderueshme antioksiduese te kesaj substance.
Turmeriku mund te vonoje shfaqjen e diabetit: nje studim ne paciente me para-diabet u ndane ne grupe. Njeri grup mori kapsule te perditshme me ekstraktin e kurkumes ndersa grupi tjeter mori nje kapsule placebo. Ne fund rezultoi se mbi 16% e grupit qe nuk mori kurkume shfaqi diabet, nderkohe qe nga grupi tjeter asnjeri nuk shfaqi diabet te tipit 2. Kjo serish ju atribua forces anti-inflamatore dhe antioksiduese te kurkumes.
Turmeriku mund te luftoj kancerin: studimet ne njerez jane ne fillimet e tyre, por ne laborator dhe ne kavie, kurkuma ka rezultuar te vrase qelizat kanceroze dhe te tkurri tumoret. Me sa eshte vene re, kurkuma ndervepron me dia monopate te veprimtarise kaceroze, te zhvillimit dhe te perhapjes se qelizave tumorale. Nje studim i tille duket te jete shume premtues dhe shpresedhenes.
Turmeriku ndikon ne shendetin e trurit: nje perberes i quajtur ar-turmerone duket te kete efekt rikuperues ne qelizat staminale te trurit. Gjithashtu edhe kurkuma mund te ndihmoj kujtesen dhe te permiresoje simptomat e Alzheimerit ne te ardhmen.
Kjo erze mund te trajtoj me rezultate te mahnitshme artritin: madje eshte vene re se efekti i saj mund te jete zevendesues i ibuprofenit ne trajtimin e dhimbjeve dhe inflamacionit te kyceve.
Kujdes: marrja e turmerikut ne forme suplementi duhet evituar ne raste kur merrni hollues gjaku.

Keshille
Turmeriku duhet te kombinohet me pak yndyre ose me piper ne menyre qe te perthithet nga aparati tretes. Kete mund te realizoni sipas recetes se meposhtme:

“Qumeshti i arte”
1 gote qumesht te fresket ose qumesht kokosi
3-4 kokrra piper
pak kanelle
1/2 luge turmerik
1 luge mjalte
Pergatitja
Vini qumeshtin me erzat ne zjarr mesatar.
Para se te marri vale e hiqni dhe i shtoni mjaltin.
E lini pak minuta dhe e sherbeni.
*I pershtatshem per te rritur dhe femije./blerina

Loading...