Çfarë populli! Rrezikon jetën për një tufe lakra!
Oooo kryeminister, nuk behet me edukim e me lutje kjo pune, se nuk jemi aq popull i zgjuar sa c’thoshe ti dikur per te na bere qejfin. Jemi popull budalla. Madje popull idiot.
Qe dalim grumbull grumbull per te blere lakra e sallate, qepe e sallator, e per te takuar e per te shkembyer dy fjale me miqte e kusherinjte.
Jemi popull i trashe qe na duket se ora 6-13, eshte per te bere sullaco, e per te marre rreze Dielli, se ne ate ore Koronavirusi merr pushim te mbledhe forcat. Jemi popull pa tru, nuk reagojme fare nga cfare shohim e cfare degjojme. Nuk perfitojme nga koha qe na dha situata ne Itali.
Po vdesin ne Itali si mizat e po i djegin si ne kohe te murtajes, ndersa ne i qeshim njeri tjetrit ne fytyre duke u ngjitur ne tarraca, duke u kapur dore me dore, duke u perqafuar kur dalim nga izolimi.
Se prandaj eshte ai orari, te shmallemi me njeri tjetrin. Popull komplet pa vetedije. A e dini se Bergamo ka qene nje nder vendet me mjekesine me fantastike, qe edhe tani ne piken e fundit te fuqive, nuk le askend, te pakten pa i dhene keshille se si te marre masat nese eshte i semure.
Sado te mire, te afte, te perkushtuar te jene mjeket tane, nuk e kane kurre mbeshtetjen materiale, apo sasiore, apo infrastrukturen mbeshtetese si Bergamo. O popull i papergjegjshem. Po si rrezikon jeten per nje tufe me qepe?! Mbylli njehere syte e mendoje veten 15 dite me tuba e me askend afer.
E di qe nuk e beson se te duket e pamundur qe kjo te ndodhe, se inteligjenca te arrin deri tek qepet dhe hudhrat. Ooo kryeminister, nuk behet me lutje, nuk ka kohe as per edukim. Behet me dhune. Nje here ne tre dite dilte vetem nje person nga familja per ushqime ne Wuhan. Kaq. Kjo ishte liria. Dhe ja ku e ke Wuhanin sot. Ja ku e ke dhe Italine qe vazhdon e ben vrap.
Shpresojme qe te mos shohim po njesoj mendjemadhesine angleze. Nese duam te krahasohemi me Italine dhe Angline…ata mund ta kene privilegjin te jene te papergjegjshem, ne jo.
Copyright: Edmond Arizaj