Tre të dyshuar më koronavirus në Korçë, menaxheri i një lokali dhe çifti i të moshuarve

Tre persona nga Korçë dyshohet se janë prekur nga COVID-19. Sipas burimeve pranë spitalit Rajonal të Korçës bëhet e ditur se si fillim tre të dyshuarit janë trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas janë transferuar drejt kryeqytetit.

Prsonat e dyshuar si të infektuar janë menaxheri i një lokali dhe një çift të moshuarish. Këta të fundit kishin qenë në Itali, ku dyshohet se janë prekur nga COVID-19.

Diten e sotme pritet dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. Në përditësimin e djeshëm janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej.

Loading...