Kemi nevojë shumë edhe për pak humor në kushtet e Super “Malarjes” Botërore! Shkodra, si dikur, i ka marrë përsëri në dorë “frenat e lojës”, ose atë që di të bëjë më mirë…
Le t’ ia dërgojmë në vazhdimësi njëri-tjetrit, siç po bëjmë, sepse e kalojmë më lehtë këtë situatë, si dhe është një motiv më shumë për të respektuar rigorozisht, me disiplinë spartane, atë që n’a urdhëronë me fuqinë e ligjit Qeveria Jonë, për të mirën tonë si popull…
Një humor tipik shkodran, me gjuhën karakteristike shkodrançe, si nga hera, humor i këndshëm, kuptimplot, i kulturuar, objektiv, larg banaliteteve të sotme, reflektues për situatën aktuale. FAMINDERIT SHKODRA!
KARANTINA…!
Unë me bejta po ja nisi
S’e kollaj s’e harroj vesin
Nuk po due që t’ju bezdisi
Sadopak me ju hjekë stresin.
Ça s’ka ba dreqi vaki
Ngujue mrën pa vra karkan
Sillu, pshtillu nepër shpi
Her në shtrat, her në divan.
Marr grues me ju afrue
Ku po shkon mor lum zotnija?!
Lajmet a i ke nigjue?!
Distancë ka thanë Qeverija.
Me nëj larg, fiks 1 metër
Ky ashtë rregull për tetanë
Njashtu m’a s’durohet tjetër
Eh…virus, ty ç’a met thanë.
Tuj u sjellë rrumullak dhomës
S’jena msue me k’si rregjimit
Dhe në pshtoshim prej korones
Po na kap smunja e tërbimit.
Tash dhjetë ditë arrest te shpija
E nuk di se sa po zgjatë
Kjoftë larg, me u marue rakija
S’mun ta pi hiç kafen thatë.
Për fat duhanin se pi
E me ble nuk dal o miq
Unë kam hall veç për raki
Se pa të nuk shtyhet hiç.
Oriz, voj e makarona
Kena mush na raftet plot
S’ka ç’na ban virus korona
Jena n’rregull sot e mot.
Ditë për ditë lajme tuj pa
Daulle na u ba kaptina
K’ta thonë luftë, n’a s’shohim gja
Ku – ku Nanë, ç’na bani Kina.
Bota krejtë ashtë infektue
Edi Ramës i kam çue letër
Ne shqiptarve me na çue
Diku naltë, ni planet tjetër.
Ju aspak mos me u habitë
Se Edi Rama ban mrekullina
Tash na çon largë në orbitë
Atje s’ka ç’na ban as Kina.
Unë besim kam shumë te Edi
Se n’a çon naltë me raketa
Mjafton veç me nxjerrë dekretin
Por problem se s’firmos Meta!
Nuk mund të rri pa ba hajgare
Edhe pse ashtë kohë e vështirë
Nuk n’a len Zoti pa çare
E shumë shpejt dot bahet mirë./@laberianews