Përvec lutjeve për më shumë harmoni e begati, ai u lut që shqiptarët të kalojnë sa më lehtë përhapjen e koronavirusit.
“Shpresojmë ta kalojmë sa më lehtë këtë situate. Çdo humbje jete na trishton shumë. T’i japim forcë dhe shpresë personave të sëmurë. T’i japim shpresë mjekëve dhe infermierëve”,- tha ai.
E në lutjet e tij, u ndal edhe te politikanët, që sot më shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar e të kuptojnë që edhe ata janë njerëz të zakonshëm.
“Hapni sytë se kjo botë është gënjeshtër. Për herë të parë pas vitesh nuk jemi bashkë. Po në komunizëm nuk ishte e njëjta gjë? Jo! Nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë. Edhe të ndarë fizikisht do të jemi të bashkuar shpirtërisht sot e mot. Do lutemi që Shqipëria jonë e vogël që ta kalojmë sa më lehtë. Lutemi që politikanët se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim saherë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe. Zoti iu bekohtë! Amin!”-u shpreh Baba Mondi.