Zona më goditur është Lombardia, një rajon me 10 milionë banorë dhe që ka qytete të mëdha si Milano, Breshia, Beragmo, Lodi, Kremona, Vareze etj.
Numri total i viktimave në Itali arriti sot në 4825. Nga kjo shifër 3095 i përkasin vetëm rajonit të Lombardisë.
Ekspertët thonë se ky numër i madh viktimash shpjegohet vetëm me mos marrjen e masave nga autoritet lokale për mbylljen e gjithë aktiviteteve.
Kryebashkiakët e rajonit, rreth 350 të zgjedhur, vendosën të mbyllin aktivitet kryesore të biznesit dhe të lënë hapur vetëm marketet dhe shërbimet e domosdoshme, si dhe të ndalojnë shëtitjet dhe aktivitetet sportive individuale.
Nga data 20 mars dhe deri më sot kishte urdhër për të qëndruar në shtëpi, por jo gjithë aktivitet ishin mbyllur.
Nino Cartabellotta, një ekspert virusolog thotë se Italia po paguan shtrenjtë për gabimet që bëri 15-20 ditë më parë. Në një analiza të epidemisë në gjithë rajonet e Italisë, Cartabellotta paralajmëron rajonet e tjera si Napoli që të marrin masa urgjente për të mos përsëritur atë që po ndodh në Lombardi.
Eksperti thotë se politika nuk duhet të marrë vendime gjysmake, por masa të forta.
“Kur themi duhet mbyllur gjithça duhet mbyllur realisht”, thotë ai në një postim në Twitter.