Qytetarët shqiptarë nga Jugu në Veri i janë bindur masave kufizuese të lëshuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit!

Nga Tirana, në Lezhë, Durrës apo Vlorë.

Të gjitha qytetet shqiptare janë të heshtura këtë të diel marsi.

Qytetarët shqiptarë nga Jugu në Veri i janë bindur masave kufizuese të lëshuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pandemisë së rrezikshme që ka futur botën nën kthetra.

Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura dhe se nuk ka pothuajse fare lëvizje përveç makinave të policisë.

Edhe qytetarët durrsakë janë treguar të bindur dhe nuk kanë thyer masat e qeverisë. Të vetmit që mund të lëvizin janë ata që kanë leje nga autoritetet.

Vlora si rrallë herë është boshatisur që prej ditës së djeshme. Si kurrë më parë Lungomare është e zbrazur nga makinat dhe njerëzit. Rrallë kalon ndonjë patrullë policie ose ushtrie. Të gjitha rrugët janë të zbrazura dhe qytetarët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.

Përpos uniformave blu asnjë person nuk shihet në rrugët e Lezhës. Gjithçka është e heshtur dhe banorët duket se po e kuptojnë rrezikun që u kanoset. Gjatë ditës së sotme nuk raportohet për masa nga ana e policisë kundrejt këmbësorëve apo automjeteve. Edhe në spitalin e Lezhës, numri i pacientëve është zbehur totalisht nga frika e infektimit.

Loading...