Tërmeti në Kroaci, humb jetën fëmija 15-vjecar

Një fëmijë 15 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Kroacinë mëgjesin e sotëm, raportojnë mediat kroate.

“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb.

Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga 3 tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.

Qytetarët janë të frikësuar por edhe të hutuar sepse u është thënë që të rrinë në shtëpi për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit ndërsa të tjerët u kanë thënë që të rrinë jashtë.

Situatën e bën më të vështirë edhe moti shumë i ftohtë për këtë kohë.

Loading...