Rama: Kufizimi i lëvizjes nuk prek kompanitë që kryejnë furnizimin e tregut me artikuj ushqimore

Kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar mbi shqetësimet e bizneseve dhe funitorëve që transportojnë mallëra për funizimin e marketeve, gjë që të mos sjell kolaps për qytetarët.

POSTIMI I PLOTE I EDI RAMES:

Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:

🔴 TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT!

🔴 ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHE KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT QË DALIN AKOMA NË PUNË, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE!

🔴 MIRËNJOHJE TË GJITHË PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE DHE FURNIZUESVE TË MALLRAVE USHQIMORE, NË FSHAT E NË QYTET, QË JANË SOT GARANTËT E MËDHENJ TË REZISTENCËS POPULLORE🙏

Loading...