Familja me 4 anëtarë në Vlorë dyshohet me koronavirus

Një familje në Vlorë dyshohet me koronavirus, 77 vjeçare gjyshja( nga nëna), 69 vjeç babai, 50 mamaja dhe 24 djali.

Bëhet e ditur se nipi 24-vjeçar ka qenë në levizje dhe dyshohet se ai mund t’i këtë infektuar.

Nipi ka ardhur para disa ditësh nga Bergamo dhe më pas ka ikur në Gjermani. Nipi ka ardhur që në datën 8 në Shqipëri dhe ka ikur në datën 20 në Gjermani.

Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shkuar në 89 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ndërsa mosha mesatare e tyre është 54-vjeç.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri ku ndër të tjera tha se në Spitalin Infektiv ndodhen 43 pacientë të shtruar, 4 prej tyre nën trajtim intensive. Mosha mesatare e pacientëve të hospetalizuar sipas saj është 54 vjeç.Vloranews.

Loading...