Një automjet tip “Mitsubishi” ka përfunduar në kanal në lumin e Valbonës në zonen e Dragobise.
Automjeti është i firmës që po ndërton HEC Gener 2.
Drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Drejtuesi automjetit është 29-vjeç me iniciale S.N dhe ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 11 të ditës së sotme.
Shkak për aksidentin mendohet se është bërë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë.
Drejtoria e Policisë në Kukës ende nuk ka një komunikatë për ngjarjen.
Loading...