Manjani: Do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka nguruar të ironozojë kryeministrin Rama, nisur nga deklaratat e tij të fundit, për “javën vendimtare”, këtë që sapo nisëm, në përballje me koronavirusin.

Manjani shkruan se me bëmat e Edi Ramës dhe Qeverisë mund të merreni nga shtëpia.

“Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë”.

POSTIMI I PLOTE
Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke QËNDRUAR NË SHTËPI!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie…

Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë!

Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja.

Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë!

Kjo është domosdoshmëri!!!

Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?!

Loading...