Artan Fuga: Përse të mos e provojmë edhe ne Chloroquine-n?Në Europë po testohet

Akademiku Artan Fuga ka propozuar që të përdoret klorokinë për pacientët me koronavirus në Shqipëri.

Fuga shprehet se nuk ka asgjë për të humbur dhe spitalet në Europë janë duke e përdorur atë.

Nëse vetë do kishte simptoma me COVID-19 thotë Fuga do ja lejonte mjekut të përdorte tek ai klorokinë vetëm nëse nuk do të kishte kundërndikim.

Fuga i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të lidhet me spitalet europiane që janë duke e provuar tashmë dhe mos humbasë asnjë sekondë duke u izoluar.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Përse të mos e provojmë edhe ne Chloroquine-n?

Në Europë po testohet. Përse të mos kontribuojmë edhe ne? Se vetëm me mbyllje në shtëpi nuk mjafton kontributi!

Ne jemi me të tjerët, por edhe të tjerët kanë nevojë për ne!

Cfarë do humbasim? Asgjë!

Jemi mësuar me qofte ke daja! Ata prodho ilaçe ne gëlltit ilaçe! Dhe pastaj na duket sikur jemi vetëm!

Unë them me veten time që mjekët tanë duhet t’a kenë lejen ta provojnë! Nën kontroll, me procedura rigoroze.

Unë nuk marr vesh fare nga mjeksia! Por shoh që spitalet europiane po shtohen nga minuta në minuta që e provojnë! Kaq di unë, se mos është fusha ku ushtroj profesionin dhe nuk e bëra!

Unë vetë po të kisha simptoma dhe nëse mjeku më siguronte se medikamenti nuk është i kundërindikuar nga probleme shëndetësore personal, do t’a lejoja t’a provonte.

Cfarë do humbja? Apo të më bëheshin mushkritë si shpretka viçi të pjekura!

Për të tjerët, nuk marr asnjë përgjegjësi!

Ate e di mjeku, spitali, shteti!

Por, që të lidhemi me spitalet europiane që po e provojnë – kjo është detyrë imediate e ministrisë të shëndetësisë!

Cdo sekondë e humbur do të ishte një budallik, një izolim idiotesk, një paranojë frike.

Hapuuuuuni! Informacioni është shpëtimtar!

Loading...