Vlorë/ Familja e infektuar, djali i familjes erdhi nga Bergamo

Vlora është një tjetër qytet që i shtohet hartës së të infektuarëve. Ata janë pjestarë të së njëjtës familje. 

Mësohet se 69 vjeçari ishte shitës ambulant. Ndërkohë autoritet nisen dezinfektimin e zonës.

4 antëarë të një familje në qytetin e Vlorës gjyshja 77 vjeç, çifiti 69 dhe 50 vjeç dhe djali 24 vjeç janë nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Ata dyshohet se janë të infektuar nga djali i tyre, i cili ka ardhur pak ditë më parë, në datën 8 mars nga Bergamo dhe në 20 mars është larguar përsëri në Gjermani.

Mësohet se 69 vjeçari ishte shitës ambulant. Banorët treguan se ai ka punuar çdo ditë në zonën e njohur si Ish-Kapelja në qytetin bregdetar, në të cilën ndodhet edhe tregu i madh i qytetit. Fqinjët e familjes treguan se ndihen të frikësuar nga situata.

Edhe lëvizjet në qytet të tij gjatë kësaj kohe kanë qenë të shpeshta.

Ndërkohë djali i cili dyshohet se ka sjell virusin është larguar drej Gjermanisë në datën 20 Mars. Gjatë kohës që ka qenë në Shqiperi nuk ka shfaqur probleme me shëndetin. Takimet e tij gjatë 12 ditëve janë të shumta.

Mëngjesin e kësaj të hëne autoritetet kanë nisur dizinfektimin e zonës ku jetonte familja e infektuar.

Loading...