Për këtë arsye mjeku infeksionist ka dashur të sqarojë opinionin me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shprehet se u drejtua si prind dhe si një vëlla, në mënyrë që të shmanget një tragjedi e mundshme.
Statusi i mjekut infeksionit:
“Nuk është mesazh jo realist dhe frikësues, POR thjesht e vetëm një mesazh nga zëmra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vet ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar….Covid-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të DISTANCIMIT SOCIAL…Situata bëhet e përkohshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë!!!”
Ndërkohë më herët Tritan Kalo kishte deklaruar: “Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:
Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të padijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjekësia e Perëndia bashkë. JU LUTEM!!!
Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.
Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!” Dr. Tritan Kalo.”