Një nënë, foshnja e së cilës është diagnostikuar me koronavirus, iu dërgon një mesazh të fortë të gjithë nënave të tjera se si të dallojnë shenjat e mundshme për shfaqjen e sëmundjes te fëmijët e tyre.
Britanikja Laura Pearson, nga Cardiff, i përshkroi shumë, shumë shqetësuese 48 orët gjatë së cilave djali i saj gjashtë muajsh, Gruff, filloi të sëmuret me ethe dhe temperaturë 39 gradë, si dhe përpjekjet që ajo dhe burri i saj bënë për ta vizituar atë nga një mjek.
“Partneri im filloi të zhvillojë simptoma i pari, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës: temperaturë të lartë, të dridhura, dhembje dhe një kollë të butë”, tha 35-vjeçarja.
“Megjithatë nuk ishte asgjë shumë e keqe, kështu që ai u izolua sa më mirë në dhomën e gjumit rezervë – megjithëse, me një fëmijë për t’u kujdesur, kjo është më lehtë të thuhet sesa bëhet”.
Por më pas, të enjten, Gruff vetë filloi të shfaqë simptomat e koronavirusit të tij.“ Ai pati një kollë të thatë herë pas here, por më pas filloi të ndjehej shumë i nxehtë”, tha Laura.
“Unë thirra mjekun tonë, sepse nuk mund të lidhesha dot me linjën e ndihmës NHS dhe na u tha që të monitorojmë gjendjen e tij përmes faqes së internetit ‘whenshouldiworry.com’ e cila u krijua nga studiues mjekësorë në Universitetin Cardiff.
“Por, ndërsa temperatura e Gruff arriti 39 gradë, ne madje i bëmë një kërkesë miqve në “Facebook” për një termometër të ri sepse nuk mund t’i besonim leximit në tonin dhe menduam se mund të ishte prishur. Gruff po qante me dhimbje dhe nuk mund të qetësohej kështu që ne morëm numrin e emergjencave jashtë orarit dhe ata na këshilluan të shkonim në spital”.
Gjithashtu duke vuajtur nga diarreja e përgjakur, të cilën disa mjekë e kanë cilësuar si një nënprodukt më pak të njohur të Covid-19, Laura shtoi se ajo dhe burri i saj e morën Gruff në Spitalin Universitar të Uellsit, në Cardiff.
Atje ata u pranuan në një qendër përparësie të koronavirus të ngritur në vendndodhjen e Spitalit të Fëmijëve Arka e Noes.
“Stafi atje ishte i shkëlqyeshëm dhe Gruff u vlerësua nga një mjek shumë i sjellshëm pas një mburoje të fytyrës dhe maskës. Ai na tha që ai kishte të gjitha shenjat klasike të sëmundjes”, tha ajo.
“Atëherë na thanë të shkonim në shtëpi, të kujdesesha për të dhe të izoloheshim për dy javë. Tani, meqë partneri im dhe Gruff duket se e kanë tejkaluar më të keqen, rreziku më i madh është se edhe unë e marr sëmundjen”.
Dhe Laura dëshironte të paralajmëronte të tjerët për simptomat.
“Djali ynë kaloi nga një djalë i vogël i lumtur dhe vigjilent te një shumë i pafuqishëm dhe aspak ai vetë”, tha ajo.
Unë do të thoja vetëm të besoni tek instinktet tuaja pasi çdo prind e njeh fëmijën e tyre dhe e di çfarë është normale për ta.
“Ne kemi vetëm për të paguar një lojë pritjeje derisa të dalim të gjithë jashtë pyllit”, tha ajo duke iu referuar në mënyrë figurative situatës.