Kardio-kirurgu Edvin Prifti u shpreh se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi.
Ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave 20-45 vjec.
“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17-vjeçareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes.
Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj.
Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec.
Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjeç. Ka një rritje edhe në moshat e reja”, tha Prifti.