Si duhet mëngjesi? I ëmbël apo i kripur?

Vezë të shijshme dhe patate të skuqura, apo tortilla me salcë. Italianët preferojnë të shijojnë një mëngjes me bukë dhe marmelatë ose kruasant dhe kapuçino.

Çdo vend ka mëngjesin tipik që e konsumojnë në një mënyrë të veçantë apo tradicionale.

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Por si duhet? I ëmbël apo i kripur? Dhe sa ushqim? Çdo ditë kemi një mëngjes të preferuar dhe çdo vend ka traditat e tij në tryezë.

Bukë, gjalpë dhe reçel
Italianët, për shembull, që i kemi shumë afër preferojnë përgjithësisht diçka të shpejtë e të ëmbël. Një mëngjes klasik italian, me kafe dhe biskota, djathë të biskotuar dhe marmelatë ose kruasant dhe kapuçino. Ky ushqim është më i përshtatshëm për fillimin e ditës. Eshtë i mirëbalancuar, me rreth 290 dhe 315 kalori. Edhe në vendet e Evropës, por edhe Ukraina e Rusia e përdorin shumë si mëngjes, bashkë me frutat që shërbehen edhe me djathë.

Për ata që duan të kripurat
Në shumë vende, në vend të këtij mëngjesi pëlqejnë një vakt të parë të kripur. Ky është mëngjesi tipik anglez i ngjashëm me atë irlandez dhe amerikan – me vezë dhe proshutë dhe patate që përmban 100 nga 150 kalori më shumë nga ai i mësipërmi. Spanjollët pëlqejnë bukë me hudhër dhe salcë domatesh (sipas disa dietologëve kjo është më e shëndetshme se buka me reçel dhe gjalpë), gjemanët hanë sallam, djathë dhe bukë të zezë – është një nga mëngjeset më të thjeshta për t’u përgatitur. Në Xhamaika pjata tradicionale është me fruta tipike, në Kinë shkojnë shumë ‘tiao’ (shkopinj të skuqur). Qyteti i Meksikës është një nga kryeqytetet ku hahen tortillas me kripë dhe peshk.

Mëngjesi i shëndetshëm
Dieta mediterane është më e mira për shëndetin. Dhe mëngjesi i saj përfshin: kos, fruta, fruta të thata ose bukë me vaj ekstratë virgjër ulliri, siç e bëjnë në Turqi. Ndërsa në Japoni, është miratuar edhe nga dietologët, mëngjesi hahet me: oriz, peshk, verë, tofu, supë dhe një tas me çaj. Përmban proteina dhe karbohidrate dhe jo kolesterol.

Loading...