Drejtori i Urgjencës Kombëtare preket nga koronavirusi, Manastirliu konfirmon: Brataj ndodhet i vetëizoluar në shtëpi

Menjehere pas lajmit se Drejtori i Urgjences Kombetare, Skender Brataj, eshte infektuar nga koronavirus si pasoje e sherbimit ndaj pacienteve me COVID-19, ka reaguar edhe ministrja e Shendetesise, Oregta Manastirliu.

Manastirliu konfirmon se Brataj eshte infektuar nga koronavirus dhe po qendron ne shtepi.
Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19.

Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

#BashkëDeriNëFund

Loading...