Rritet numri i vi.ktimave në Greqi nga koronavirusi, u merr jetën dy personave brenda një ore

Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave nga COVID-19 edhe në shtetin fqinj, Greqi. Sipas raportimeve thuhet se vetëm në orën e fundit janë shënuar dy viktima.

Mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 86-vjeçare dhe një burrë 64 vjeç.

Ata ishin të shtruar në spitalin e Athinës “Sotiria”, por nuk kanë mundur të luftojnë virusin e ri, që po merr me mijëra jetë njerësish, kështu duke vënë në alarm gjithë botën.

Me këto dy viktima ka shkuar në 19 numri i personave të vdekur nga COVID-19 në Greqi.

Loading...