Dalin nga Infektivi 10 pacientët që u shëruan nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, Manastirliu ju lutet qytetarëve të zbatojnë masat, pasi jemi ende në fillimet e kësaj lufte.
Mesazhi i Manastirliut:

Lajm i mirë🙏🏼
🔟 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.
👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin!
🙏🏼 Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.
Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.
Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.
Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.
#BashkëJaDalim

Loading...