Mjekja shqiptare, Kimete Xhafa, tregon se si paraqitet situata me koronavirus në Gjermani.
Mjekja që shërben në Gjermani tha se atje situata vijon të jetë e qetë, ndonëse numri i të infektuarve është rritur.
Sipas saj, piku i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Gjermani pritet të arrihet gjatë dy-tre javëve në vijim.
Si paraqitet situata?
Situata në spitalin ku punoj është e qetë, por jemi të përgatitur për një rritje të numrit të të prekurve me COVID-19 në ditët e ardhshme. Aktualisht kemi mbi 5 raste të hospitalizuar, që janë në gjendje stabile.
Çfarë shenjash paraqesin ata?
COVID-19 është me një simptomatik jo tipike, ka temperaturë, dhembje fyti, kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje, dhembje muskujsh, por edhe jashtëqitje jo normale.
Sa është mosha e tyre?
Janë mosha të ndryshe, por më të shpeshta janë mbi 50.
Si variojnë simptomat nga mosha në moshë?
Janë të ndryshme, simptomat lidhen dhe me sëmundjet e tjera që mund të kenë pacientët.
Si paraqitet gjendja në gjithë Gjermaninë?
Gjendja është e ndryshme nga rajoni në rajon. Momentalisht është stabile, por me një rritje tendencioze, ku sot janë paraqitur mbi 18 mijë raste, por situate është nën kontroll.
Kur do të jetë piku?
Në Gjermani kemi filluar një strukturim të spitaleve, stafit mjekësor, kështu që në dy-tre javët e ardhshme pritet të kemi një rritje të të prekurve.