‘Pandemia po përshpejtohet…’, mjeku Tritan Kalo tregon 3 hapat urgjent

Mjeku i njohu i Infektivit të QSUT, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se pandemia e COVID-19 po përshpejtohet dhe kemi ende ditë të vështira përpara.

Për këtë arsye, mjeku Kalo thekson se duhet vijuar me testimin e çdo rasti të dyshimtë, izolimin dhe përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar, si dhe gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.

Mesazhi i Kalos:

KEMI ende ditë të vështira para nesh….“Pandemija po përshpejtohet”, ndaj duhet vijuar me:

1- testimin e çdo rasti të dyshimtë,

2- izolimin dhë përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe,

3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.” – rikëshilloj dje më 23 Mars 2020 Tedros Adhanom Ghebreyesus, Shefi i OBSH/WHO, si tre nga masat më efikase të kontrollimit të Pandemisë Covid-19, krahas distancimit social, higjenës, ushqyerjes, etj….

NE në Shqipëri NUKU po bëjmë asgjë më pak dhe asgjë më shumë se kaq….SË BASHKU dhe në MIRËKUPTIM maksimal do të MUNDEMI tia dalim përballjes me vrastarin e tinzarin Covid-19…. POLITIKAT e mëdha, MILITANTIZMIN e verbër, GJITHDIJESINË, PROTAGONIZMIN e VANITETIN delirant, GOJËHIDHËSINË dhe GJYSËMDIJENITË analfabetiko-funksionle, le t’i lëmë për t’i shpalosur pasi t’a kemi fituar këtë betejë….T’U BËHEMI KRAH me qëndrimet e veprimet tona racionale të gjithë personelit mjeksor, që në vijën e parë të frontit përballet me këtë “armik të padukshëm jetëmarrës”….Të qëndrojmë në mjediste tona, KUR nuk kemi asnjë arësye ekzistancialiste për tju ekspozuar Sars-Cov-2……

MBROJMË VETEN dhe NJËKOHËSISHT vemë edhe më pak NË RREZIK jetët e mjekëve, infermjerëve, imazheristëve, farmacistëve, laborantëve, administratorëve, sanitareve, shoferëve, teknikëve të mirmbajtjes, barrelistëve, koordinatoreve, policëve e ushtarakëve, etj. të cilët përkujdesen për të sëmurët me Covid-19 në spitale dhe ambulatorisht…

Prof. Përparim Kabo thelbësisht qartazi shprehet se: “Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”….JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do tia DALIM MBANË!!!!

Loading...