Shumë njerëz shpresojnë se me rritjen e temperaturave epidemia e koronavirusit do të zbehetme ardhjen e temperaturave të larta, porn ë shumë raste virusët shpesh nuk sillen në të njëjtën mënyrë me ndryshimet stinore.
Që kur u shfaq për herë të parë në Kinë koronavirusi është përhapur me shpejtësi në botë.
Shumë prej shpërthimeve më të mëdha pandemike kanë qenë në rajone ku moti është më i freskët, duke çuar në spekulime se sëmundja e Covid 19 mund të fillojë të zbehet me ardhjen e verës.
Por shumë ekspertë kanë paralajmëruar se nuk mund të jetë e vërtetë. Dhe ata kanë të drejtë të tregohen të kujdesshëm.Sipas BBC, Virusi që shkakton Covid-19 është shumë i ri për të pasur të dhëna të qarta se si do të ndryshojë ai me ndryshimet stinore.Një studim i kryer 10 vjet më parë nga Kate Templeton, nga Qendra për Sëmundje Infektive në Universitetin e Edinburgh, në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se tre koronaviruse të marra nga pacientët me infeksione të traktit respirator treguan se ata kanë sjellje të ndryshme në stinë të ndryshme.
Tre nga këto viruse shkaktonin infeksione kryesisht midis dhjetorit dhe prillit kurse një I katërt ishte shumë më sporadik në aspektin stinorë. Kjo lë të kuptohet se Covid-19 gjithashtu mund të ndryshojë me stinët.Një analizë e pabotuar sugjeron një lidhje midis përhapjes së koronavirusit dhe temperaturës, shpejtësisë së erës dhe lagështisë.
Një studim tjetër i pabotuar ka treguar gjithashtu se temperaturat e larta kanë lodhje me incidencë më të ulët të Covid-19.Pandemitë shpesh nuk ndjekin të njëjtat modele sezonale prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur sjellim shembuj e sjelljes së viruseve të tjerë.