“Të dyshuarit/et me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, tha policia.
Dje policia në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale: ‘Ofrim i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.
Bëhet fjalë për:
M.D. viti i lindjes 1986, m/k/sh,
L.D. viti i lindjes 1982, f/k/sh,
A.B. viti i lindjes 1989, f/k/sh dhe
L.L. viti i lindjes 1977, f/k/sh.
“Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’.
Policia si prova materiale ka konfiskuar:
1 arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë,
6 (gjashtë) telefona mobil,
para në vlere 820 euro dhe 20 franga (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe
dokumente të ndryshme
Të dyshuarit/et me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, tha policia. /Lajmi.net/