Stresi, ankthi dhe frika mund të na shoqërojë gjatë kësaj periudhe prandaj është mirë të kujdesemi për menaxhimin e tyre, shkruan The Guardian.
Si ta minimizojmë stresin kur kemi kohë vetëm 1 minutë, 5 minuta apo 14 ditë?
Një minutë
Psikologët sugjerojnë praktikimin e “frymëmarrjes së qetësisë”. Merrni frymë thellë me hundë, numëroni deri në tre, mbani frymën dhe më pas lëshojeni duke numëruar deri në gjashtë.
10 frymëmarrje të tilla do të reduktojnë hormonin e stresit, kortisolin dhe pak minuta më vonë do të vini re që do të ndiheni më mirë.
Pesë minuta
Mësoni një fjalë të re dhe përdoreni! Veprimi i mësimit autodidakt do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt në vete dhe do të rrisë aftësinë tuaj për të bashkëpunuar dhe për t’ju përshtatur situatave.
Përveç kësaj, një tjetër metodë shumë funksionale është të dilni jashtë dhe të vështroni natyrën. Vini re një lule të bukur, nuhateni dhe shiheni me kujdes ndërtimin e saj. Edhe një gjë në dukje kaq e vogël sa kjo, do t’ju largojë çdo mendim të keq që kishit pak sekonda më parë.
10 minuta
Shkruajini një letër vetes ku të listoni gjithë gjërat e mira që po bëni dhe sa mirë po i bëni. Kjo sfidon zërin tuaj të brendshëm kritik që shpesh shkakton ankth dhe pasiguri.
Shkruaj gjithashtu 3 gjëra për të cilat je mirënjohës, këshillon Anabel.
14 ditë
Për të ulur sa më shumë rrezikun e të qenit gjatë i/e shqetësuar, është e rëndësishme të kujtoni se pavarësisht situatës, jeta ka ende kuptim, prosperitet dhe gëzim. Këtë do ta gjeni nëse lexoni një libër, nëse provoni një recetë të re apo nëse flisni me njerëz me të cilët kishit kohë pa folur.
Ndërto një rutinë të shëndetshme dhe niseni ditën me frymëmarrje të thella. /Telegrafi/