Reagon Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohe, sepse mundet! Të gjithë bashkë do tja dalim!

Flet drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Brataj shkruan se është momentalisht në gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesë.

Brataj: Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak. Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe, sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes.

Loading...