Sonte në Open në Top Channel është i ftuar mjeku anestezi, Roland Xhaxho.
Mjeku i njohur erdhi në studio me disa pajisje, siç ishte edhe respiratori.
Profesor Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria.
Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinj, nuk është koha jonë.
Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistente ndaj virusit.
Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët.
Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oksigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe- tha Xhaxho.