Pipero jep disa të dhëna për situatën e pacientëve, ndërsa thotë jeta e bluzave të bardha është luftë me agjentët mikrobikë.
Edhe njëherë, Pipero i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mos rënë në kontakt me koronavirusin.
“Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shume tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në beteje. Këta mjekë e infermiere janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpakë, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga të lehta deri shume të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyre, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetare qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentet mikrobike, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojmë!”