Pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus në qytetin e Fierit, ku behet fjale për një çift bashkëshortesh 60 dhe 55 vjeç, Bashkia ka bërë dezinfektimin e pallatit.
Banesa e personave të prekur ndodhen në lagjen 29 nëntori.
Sipas burimeve raportohet se punonjës të bashkisë Fier kanë dezinfektuar territorin e jashtëm të pallatit, derën kryesore, shkallët dhe ashensorin madje dhe marketin poshtë pallatit.
Qyteti Fier vazhdon të mbetet i dyti pas Tiranës për numrin e lartë të të prekurve nga COVID-19, por edhe ndërgjegjësimi i banorëve është rritur, të cilët pasi marrin shërbimet e nevojshme, si ushqime, qendrojnë në banesë.
Loading...