Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë një inspektimi që bëri sot në disa tregje të Tiranës, për të parë nëse zbatoheshin masat kundër COVID-19, u has me dy probleme, të cilat ia adresoi për zgjidhje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Në një komunikim me disa prej ministrave të kabinetit të tij qeveritar, Rama porositi LLeshajn që policia të veproi në rastet kur shohin pensionistët në rrugë.
Ai theksoi se këta të moshuar nuk duhen lënë kurrsesi të dalin nga shtëpi.
Po ashtu Rama tha se problem tjetër ngelet dhe ecja dyshe në rrugë, ndërsa theksoi se do të ketë gjoba për këtë, madje këmbësorëve do u bllokohet dhe makina. Kreu i qeverisë deklaroi se këtë masë tashmë e kopjoi dhe Italia.
Loading...