Padiskutim elementi më shpresëdhenës në Itali gjatë këyre ditëve është kjo statistike, , fakti që u bë nga e diela e deri më tani që rastet e reja po vijnë në ulje. Të martën ishin 3612 raste të reja ndërsa këtë të mërkurë janë 3491. Edhe të shëruarit janë rritur konkretisht 1032 vetëm këtë të mërkurë e në total janë tashmë 9326.
Edhe numri i viktimave u ul në 24 orët e fundit nga 743 në 683, mirëpo autoritetet thonë se numri i viktimave nuk është tregues sepse lidhet me pacientet që janë aktualisht në terapi intensive.
Që nga dita e parë kur u regjistrua rasti numër 1 në Codogno e deri më tani në Italia janë shënuar 74 mijë e 386 persona me COVID-19 ndërsa viktimat 7503.
Nëse shohim me kujdes të dhënat vërehet lehtësisht që Italia e ka 10% vdekshmërinë nga COVID -19.
Një situatë krejtësisht ndryshe nga Kina ku janë pak më shumë se 81 mijë raste gjithsej me 3280 viktima, ose ndryshe afro 2.5%.
Diferencë shumë e madhe realisht nga Italia dhe Kina. I vetmi shtet që I afrohet shifrave dhe mesatares së Italisë, madje e kalon atë është padiskutim Spanja ku janë prekur 47 mijë e 600 njerez dhe kanë vdekur 3434 persona.
Ajo që shkencetaret e mjekësisë dhe specialistet nuk shpjegojne dot, të paktën për momentin është përse në Itali dhe Spanjë ka një vdekshmëri gati 3 herë më të lartë sesa në Kinë.
Nevoje për saktësim dhe shpjegim shkencor kanë edhe shifrat e Gjermanisë ku vdekshmëria është edhe më e ulët. 26 mijë të prekur dhe vetëm 186 të vdekur.
Në këtë rast ekspertet thonë se në Gjermani shumica e të prekurve janë të rinj të cilët kanë aftësi ta përballojnë me më sukses sëmundjen ndryshe nga Italia dhe Spanja ku pjesa dërrmuese e të infekturave janë të moshuar mbi 70 vjec.